Rast tragjik në Deçan: Vdes një nënë bashkë me të birin e saj, ajo po tentonte ta shpëtonte atë në pishinë
Një rast tragjik ka ndodhur në komunën e Deçanit. E ëma bashkë me të birin e saj kanë ndërruar jetë në një pishinë, shkruan lajmi.net Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj me anë të një postimi në Facebook. “Elzina dhe Elon u prehshi në paqe! Na e keni vrarë zemren sot!…

Lajme
Një rast tragjik ka ndodhur në komunën e Deçanit.
E ëma bashkë me të birin e saj kanë ndërruar jetë në një pishinë, shkruan lajmi.net
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj me anë të një postimi në Facebook.
“Elzina dhe Elon u prehshi në paqe! Na e keni vrarë zemren sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit! Lamtumirë jetimja e buzëqeshur e lagjes sonë!”, ka shkruar i pari i Deçanit.
Në një prononcim për klankosova, Ramosaj ka treguar se e ëma ishte munduar që të shpëtonte të birin në pishinë, por që të dytë patën fatin tragjik në fund.
“Ngjarja ka ndodhur në një vend jashtë Kosovës. Detajet nuk i di. I biri ka rënë në pishinë dhe nëna duke tentuar ta shpëtojë, kanë vdekur të dytë. Jemi të shokuar. Kemi qenë në një lagje, jemi rritur bashkë rrugëve të lagjes. Jam i shokuar dhe pa fjalë. Dhimbje shumë e madhe”, deklaroi ai./lajmi.net/