Rast i rëndë në Prishtinë: Vritet një 63-vjeçare, dorasi dyshohet të jetë burri i saj
Një vrasje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit, teksa detaje mbi ndodhinë ka dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thhënë se i dyshuar për rastin është një 70-vjeçar, teksa viktima është e moshës 63-vjeçare. Dërgohet…

Lajme
Një vrasje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit, teksa detaje mbi ndodhinë ka dhënë Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thhënë se i dyshuar për rastin është një 70-vjeçar, teksa viktima është e moshës 63-vjeçare.
Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç”, ka thënë ajo.
“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka shtuar ajo.
Mediat raportuan se relacioni mes dorasit dhe viktimës është burrë e grua dhe se vrasja është kryer me sëpatë, mirëpo që një informacion i tillë mbetet i pakonfirmuar. /Lajmi.net/