Rast i rëndë në Gjakovë: I moshuari gjendet pa shenja jete, trupi dërgohet për obduksion

Një person i lindur në vitin 1940 është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në Gjakovë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur mëngjesin e së martës, rreth orës 07:20. Menjëherë pas raportimit, në vendin…

Lajme

09/06/2026 10:35

Një person i lindur në vitin 1940 është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në Gjakovë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur mëngjesin e së martës, rreth orës 07:20.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa në konsultim me të është iniciuar rasti si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor”, ka deklaruar Elezaj për lajmi.net. /Lajmi.net/