Rast i rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, ku një grua ka raportuar se në tualetin e Emergjencës ka lindur foshenjën e saj, e cila theksohet të ketë qenë në gjedje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë. Rasti për lajmi.net është konfirmuar për lajmi.net nga Zyra për Informim për rajonin…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, ku një grua ka raportuar se në tualetin e Emergjencës ka lindur foshenjën e saj, e cila theksohet të ketë qenë në gjedje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë.
Rasti për lajmi.net është konfirmuar për lajmi.net nga Zyra për Informim për rajonin e Ferizajt.
Zëdhënësi Kanun Veseli ka deklaruar se se me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes Rr. Ramadan Rexhepi , 05.05.2025 – 19:45 E dyshuara femër k- shqiptare , raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj . Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe . Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë Veseli./Lajmi.net/