Rast i dhunës në familje- Një burrë rrah gruan e tij, përfundon në pranga

Një burrë është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, pasdite rreth orës 15:35. Rasti është cilësuar si rast i dhunës në familje. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman…

Lajme

01/01/2025 09:29

Një burrë është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, pasdite rreth orës 15:35.

Rasti është cilësuar si rast i dhunës në familje.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

“DHUNË NË FAMILJE- Graçanicë 31.12.2024-15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten  e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta ka pranuar tretma mjekësor.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”/Lajmi.net