Rashiti: Osmani dhe Kurti të largohen urgjentisht nga pozitat që mbajnë, po e çojnë vendin drejt një akti të pakthyeshëm
Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për bllokadën aktuale. Ai ka vlerësuar se të dy liderët duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani dhe Kurti ndryshe paraqiten para publikut e ndryshe…

Lajme
Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për bllokadën aktuale.
Ai ka vlerësuar se të dy liderët duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani dhe Kurti ndryshe paraqiten para publikut e ndryshe janë në prapaskenë.
“Ai e provoi dhe ia doli me sukses deri te ngjitja në pushtet si Kryeministër. Tashmë ngjyra është shpallur: ky njeri do ta fundosë vendin, sepse është i etur për pushtet. Dhe ata që ende e mbështesin, po na çojnë – ngadalë, por sigurt – drejt një republike të kuqe. Jo vetëm për shkak të mënyrës se si veprojnë dhe ideve që i përhapin, por pikërisht sepse po zbatojnë një program socialist në Kosovë. Bllokada aktuale nga lideri i LVV-së nuk është një aksident i rastësishëm i një republike të re – ajo është një alarm serioz që tregon se shteti ynë nuk ka nevojë për manipulatorë të opinionit, për demagogë apo për kapës të aparatit shtetëror. Kjo bllokadë është një thirrje e fuqishme që na paralajmëron për një gabim që nuk guxojmë ta përsërisim – sepse herën tjetër mund të na kushtojë gjithçka”, ka shkruar ai, duke i treguar arsyet se pse Osmani dhe Kurti duhet të largohen nga pozitat që i mbajnë.
“Dy figura politike duhet të largohen urgjentisht nga pozitat që i mbajnë dhe i kanë mbajtur: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sepse këta të dy, edhe pse publikisht luajnë role të ndryshme, në prapaskenë qëndrojnë dorë për dore – dhe rrezikojnë ta çojnë Kosovën drejt një akti të pakthyeshëm”, ka vlerësuar ai.