Rashiti: Djemtë e Kumanovës kanë qëndruar në hotelet më të mira në Maqedoni
Analisti politik Naim Rashiti, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M, ka thënë se qeveria kosovare ka qenë shumë e heshtur përballë grupit të Kumanovës.

Lajme
“Unë kam informacione se qeveria kosovare ka pasë njohuri për veprimtarinë e tyre të veprimit. Është dashur këtu të veprojë qeveria e kosovare dhe t’i parandalojë ata, sepse këta djem edhe më herët kanë ardhur në Shkup dhe kanë qëndruar në hotelet më të mira në vend dhe armët i kanë gjet këtu”, tha Rashiti.
Ai gjithashtu tha se grupi ka qenë shumë i aftë dhe kanë pasur kontakte me shumë individë.
“Ata, sipas meje janë tradhtuar nga individët e tyre, me të cilët janë takuar edhe para aksionit të 9 majit. Por nuk mund të përjashtojmë as individët ndoshta të cilët nuk kanë qenë pjesë e tyre brenda, por që kanë qenë me ta si pjesë logjistike”, tha Rashiti