Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka ndarë qëndrimin e tij mbi rastin e ndërhyrjes policore që rezultoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar në Lipjan, duke e cilësuar çështjen si mjaft komplekse dhe me shumë pikëpyetje për mënyrën e reagimit të forcave të rendit. “Çështja e intervenimit është mjaft e komplikuar, sepse…

Lajme

08/07/2025 17:39

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka ndarë qëndrimin e tij mbi rastin e ndërhyrjes policore që rezultoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar në Lipjan, duke e cilësuar çështjen si mjaft komplekse dhe me shumë pikëpyetje për mënyrën e reagimit të forcave të rendit.

“Çështja e intervenimit është mjaft e komplikuar, sepse ajo që ndodh në terren shpesh dallon nga ajo që ne e perceptojmë nga jashtë,” – tha Qalaj në T7.

Ai tregoi se kishte njohur personalisht të ndjerin dhe vlerësoi se ai ishte fizikisht mjaft i fuqishëm, gjë që sipas tij, shihet edhe nga pamjet që kanë qarkulluar në media.