Rashiq “zhgënjen” Vetëvendosjen: Me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, Kuvendi s’është konstituuar

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar sot se, sipas tij, Kuvendi nuk është konstituuar ende në mënyrë të plotfuqishme dhe se çdo hap i mëtejmë duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin Kosova Live në Televizionin 7 (T7), Rashiq tha se as që ka…

Lajme

01/09/2025 14:38

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar sot se, sipas tij, Kuvendi nuk është konstituuar ende në mënyrë të plotfuqishme dhe se çdo hap i mëtejmë duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin Kosova Live në Televizionin 7 (T7), Rashiq tha se as që ka pritur që kryetari i zgjedhur Dimal Basha do ta konstituojë Kuvendin e Kosovës.

“Nuk kam pritë – me çdo respekt ndaj kryetarit Basha, që do të konstatojë atë ditë Kuvendin, sepse sipas meje nuk është konstituuar dhe duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Rashiq.