Rashiq preferon koalicion VV-LDK për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, thotë se ai do të dëshironte një koalicion VV-LDK për formimin e Qeverisë së Kosovës. “Si zakonisht Lista Serbe në cilëndo formë që unë jam i inkoporuar për ndonjë pozitë apo situatë zgjedhor ata gjithë janë kundër e kanë një organizim brutal, prandaj nuk është…

Lajme

14/10/2025 13:42

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, thotë se ai do të dëshironte një koalicion VV-LDK për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Si zakonisht Lista Serbe në cilëndo formë që unë jam i inkoporuar për ndonjë pozitë apo situatë zgjedhor ata gjithë janë kundër e kanë një organizim brutal, prandaj nuk është befasi prej tyre. Unë kisha qenë i gëzuar që të kemi një qeveri një mazhorancë stabile për shkaqe të sfidave që kemi, për shkak të marrëdhënieve ndërkombëtare, prandaj unë kisha qenë i gëzuar që të jetë LVV të bëjë koalicion me LDK, atëherë do të kishim pas një numër më të madh të deputetëve, nëse isha vetë unë në ndonjë formë ose një moment do të inkurajojë Kurtin që është e mundshme një koalicion të lind sepse siq kemi konfirmuar edhe më herët kanë treguar një seriozitet institucional dhe unë e vlerësoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Rashiq në Tëvë1.

Rashiq ka komentuar qëndrimin e PDK-së, e cila nuk e ka mbështetur votimin e tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.