Rashiq për Vuçiqin: Do t’i paguajnë njerëzit që votojnë për Listën Serbe

Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë këtu, iu ka premtuar se në 10 ditët e ardhshme, do t’i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës. Ky premtim as nuk është veprim i paparë më herët e as nuk është…

Lajme

06/10/2025 21:02

Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë këtu, iu ka premtuar se në 10 ditët e ardhshme, do t’i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës.

Ky premtim as nuk është veprim i paparë më herët e as nuk është i papritur për Nenad Rashiqin, deputetin e vetëm serb, që haptas e kundërshton Vuçiqin.

 

Ministri në detyrë i pushtetit lokal, për TV Dukagjini tha se në çdo palë zgjedhje regjimi në Beograd premton qindra vende pune, e më pas konkurset përmbyllen me dhjetëra punësime të njerëzve që kanë lidhje me Listën Serbe.

Premtimi i vendeve të punës është vetëm njëra pjesë e planit për ndikim në zgjedhjet në Kosovë.

 

“Po ju nëse i përcjellin disa media të Serbisë, Petkoviq shembull këto ditë, në javën e kaluar, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe këtë javë, ka vizituar këto qendra i ka ftuar që ta kenë takime iu kanë ofruar saktë siç thash më herët transportin, ushqimin dhe mëditje parash. Sa? Unë e di se iu kanë thënë nga 100 euro secili person që vjen këtu të votojë prandaj merreni me rezerva se nuk ka me qenë aty por sa i kam dëgju unë informacionet jo-zyrtare ashtu po i ftojnë”, ka thënë Nenad Rashiq – Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim.