Rashiq pas dështimit në Kuvend: Votimi nuk është antikushtetues, do të vazhdojmë përpjekjet

Nenad Rashiq ka reaguar pas moszgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, duke theksuar se procesi i votimit nuk përbën shkelje kushtetuese. “Votimi për mua nuk është antikushtetues. Kam biseduar me njerëz më kompetentë se unë në aspektin ligjor dhe ma kanë sqaruar se kjo nuk është shkelje kushtetuese,” tha Rashiq pas…

Lajme

28/08/2025 12:47

Nenad Rashiq ka reaguar pas moszgjedhjes së tij si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, duke theksuar se procesi i votimit nuk përbën shkelje kushtetuese.

“Votimi për mua nuk është antikushtetues. Kam biseduar me njerëz më kompetentë se unë në aspektin ligjor dhe ma kanë sqaruar se kjo nuk është shkelje kushtetuese,” tha Rashiq pas seancës së Kuvendit.

Ai pranoi se kishte pritur të merrte votat e nevojshme, raporton lajmi.net

“Prita edhe unë që do t’i kem votat këtë herë. Isha optimist, por nuk patëm sukses. Do të vazhdojmë sikur dje, sot e nesër. Unë do të vazhdoj bisedimet pastaj, që thoni ju ‘nëse dhez, dhez’,” u shpreh ai.

Rashiq mbetet kandidat për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, përfaqësues nga komuniteti serb, pozitë e cila ende nuk është përmbyllur për shkak të mungesës së konsensusit politik./Lajmi.net/