Rashiq para fillimit të punës: Partitë shqiptare kanë më shumë përgjegjësi, ne po përpiqemi të jemi konstruktiv më shumë se kaq nuk mund të bëjmë

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është deklaruar sot para mediave në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas 28 seancave Ai ka thënë se si qytetarët edhe ne jemi të shqetësuar. “Unë kam thënë edhe më herët që përfaqësuesit e partive politike shqiptare kanë më shumë përgjegjësi për formimin…

Lajme

09/06/2025 11:12

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është deklaruar sot para mediave në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe pas 28 seancave

Ai ka thënë se si qytetarët edhe ne jemi të shqetësuar.

“Unë kam thënë edhe më herët që përfaqësuesit e partive politike shqiptare kanë më shumë përgjegjësi për formimin e institucioneve se ne si pakicë që jemi këtu. Ne si zakonisht po përpiqemi të jemi sa më konstruktiv sikur edhe e tregojmë konstruktivitetin por më shumë se kjo ne nuk mund të bëjmë. Edhe unë vet po ndihem keq sepse i kemi bë 29 herë pa asnjë rezultat. Ne bisedojmë mes neve cilat janë opsionet por po ashtu ndoshta edhe jo vetëm partia që ka fituar më së shumti ulëse por edhe opozita ka një nivel të përgjegjësisë, sepse që bisedova me bashkëpunëtorët e mi, thonë ata që po presin një surprizë që opozita ta votoj’, ka thënë Rashiq.

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e 29-të me radhë duke tentuar në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/