Rashiq e pranon se do votojnë kandidatët në pako: Nga Kushtetuesja duhet respektuar vendimet
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë pas pak minutave. Animë në Kuvend kanë arritur thuajse të gjithë deputetët. Pak minuta më parë aty është parë edhe deputeti nga radhët e komuniteteve, Nenad Rashiq. Rashiq është pyetur se cili do të jetë roli i tij në këtë legjislaturë. “Ende s’kemi dëgjuar kryeministrin…
Lajme
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë pas pak minutave.
Animë në Kuvend kanë arritur thuajse të gjithë deputetët.
Pak minuta më parë aty është parë edhe deputeti nga radhët e komuniteteve, Nenad Rashiq.
Rashiq është pyetur se cili do të jetë roli i tij në këtë legjislaturë.
“Ende s’kemi dëgjuar kryeministrin kur e bën ekspozenë, por sikurse dy herë më parë sikurse që ju kujtohet kam qenë kandidat i propozuar për Ministër për Komunitete dhe Kthim dhe besoj se do të mbetet të shihet në seancën pas konstituimit. Deri në këtë moment krejt po shkon sipas..”,tha ai, transmeton lajmi.net.
Kurse Rashiq deklaroi se sa ka informacione Haxhiu do të jetë e propozuar për Kryekuvendare.
“Sa e di unë zonja Haxhiu do të jetë e propozuar për Kryetare e Kuvendit.Do të votojmë secilin kandidat në pako kur vie, do të votojmë secilin. Normal që organet kompetente në këtë rast Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet dhe unë një gjë të tillë”./Lajmi.net/