Rashiq: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe udhëzimet për votim
Nenad Rashiq, deputet serb në Kuvendin e Kosovës, tha në rast se Gjykata kërkon përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarin e komunitetit serb, ai do të marrë pjesë dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet kushtetuese. “Unë do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tash nëse kërkojnë ose udhëzojnë që duhet të kthehet…

Lajme
Nenad Rashiq, deputet serb në Kuvendin e Kosovës, tha në rast se Gjykata kërkon përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarin e komunitetit serb, ai do të marrë pjesë dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet kushtetuese.
“Unë do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tash nëse kërkojnë ose udhëzojnë që duhet të kthehet në pikën fillestare sa i përket votimit të përbashkët i përfaqësuesve nga radhët e komuniteteve, unë obligimin kam me kry dhe me respektu atë udhëzim dhe do të votojë”, tha ai për frontonline.
Rashiq bëri të ditur se nuk ka zhvilluar bisedime me partitë politike pas votimit të fundit në Kuvend, ku nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të qenë nënkryetar i komunitetit serb.
“Nuk kam biseduar pas votimit të fundit, unë u përpoqa në ato disa seanca që kemi pas të bisedoj me ta, shihet që nuk kam pas sukses, sepse ata kanë pas rezerva sa i përket shkeljes eventuale të Kushtetutës, unë u përpoqa ti bind që nuk është një gjë e tillë dhe pas votimit të fundit që nuk kam marrë votat e mjaftueshme unë e kam lënë dhe nuk kam biseduar sa i përket kësaj”, tha Rashiq.