Rashica te klubi i madh nga Serie A
Mesfushori i Vitesse, Milot Rashica mund të transferohet në Serie A.
Merkato
Mesfushori i Vitesse, Milot Rashica ka zgjuar interesim nga një klub i madh nga Serie A.
Napoli ka identifikuar talentin e madh kosovar si një përforcim të mundshëm në San Paolo, gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Rashica ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Vitesse.
Por, nga edicioni i ardhshëm mund ta shohim duke luajtur në San Paolo.