Rashica sërish merr vëmendjen e UEFA-s, kësaj here kur i bëri ‘hor’ bullgarët

Milot Rashica vazhdon të jetë futbollisti më i përfolur kosovar për shkak të formës fantastike që po kalon.

Sport

12/06/2019 11:02

Ylli i Werder Bremen mori vëmendjen e të gjithë medieve ndërkombëtare, pas paraqitjes brilante që pati ndaj Bullgarisë, ndeshje që u fitua nga Kosova me rezultat 3-2.

22-vjeçari tashmë ka mahnitur edhe UEFA-në, që ka postuar një video me lëvizjen e çmendur që bëri në ndeshjen e zhvilluar në Sofje, transmeton lajmi.net.

Rashica bëri disa driblime të suksesshme në krahun e majtë gjatë pjesës së dytë, por njëra prej tyre ka rënë në syrin e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.

Ndryshe, futbollisti nga Vushtrria shkëlqeu në ndeshje ndaj Bullgarisë – duke shënuar golin e parë dhe më pas duke asistuar te i treti.

Dje, Milot Rashica u shpall lojtari i vitit i Werder Bremen me votat e tifozëve. /Lajmi.net/