Rashica cakton objektivin te Werder Bremen
Milot Rashica, ka synime të mëdha me fanellën e Werder Bremenit.

Sport
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka synime të mëdha me fanellën e Werder Bremenit.
Ish ylli i Vitesses, gjatë një interviste për “Bild” ka thënë se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit në Bundesligë.
Po ashtu, Rashica synon që me Weder Bremenin të luajë edhe në garat evropiane për klube, përcjell “lajmi.net”.
Rashica, gjatë afatit kalimtar të janarit iu bashkua Werderit nga Vitesse për 7.5 milionë euro. /Lajmi.net/