Rashford luan në Evropian, por ishte afër ligës së tretë

Marcus Rashford është pjesë e Anglisë për “EURO 2016”, por 18 vjeçari shumë lehtë ka mundur të luajë në League One (divizioni i tretë) në Angli.

Sport

08/06/2016 19:27

Ishte skuadra Crewe Alexandra që kishte bërë ofertë për huazimin e sulmuesit të United sezonin e kaluar, përcjell Lajmi.net nga BBC.

Por “Djajtë e Kuq” e refuzuan këtë ofertë, nën arsyetimin se ju duhej për ndeshjet e grupmoshave U21, ndërsa më vonë ai debutoi edhe në ekipin e parë.

“Kam folur me trajnerin e grupmoshave U21 të United, Warren Joyce sezonin e kaluar, për huazimin e tij. Ata më thanë që ju nevojitej për ndeshjet e U21, ndërsa një javë më vonë ai debutoi në ekipin e parë”, ka treguar ndihmës tranjeri i Crewe, James Collins.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.