Raportoi se nën kërcënimin e armës i janë vjedhur para, Policia arreston burrin në Fushë Kosovë për lajmërim të rrejshëm

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë i cili dyshohet për lajmërim të rrejshëm. I njëjti kishte raportuar para një jave se nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e të hollave. Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara, është…

Lajme

15/04/2025 17:07

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë i cili dyshohet për lajmërim të rrejshëm.

I njëjti kishte raportuar para një jave se nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e të hollave.

Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara, është vërtetuar se rasti ka qenë i sajuar.

“Pas hetimeve të zhvilluara në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është vërtetuar se rasti i raportuar ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi. Sot, personi që kishte paraqitur rastin rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “lajmërim i rrejshëm”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të çdo rasti dhe në mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në bazë të ligjit”.