Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, policia nis hetimet
Një grua është raportuar e zhdukur në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Sipas policisë, ditën e djeshme një ankues mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. “Viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja…
Lajme
Një grua është raportuar e zhdukur në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, ditën e djeshme një ankues mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
“Viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin, njësitet policore kanë nisur hetimet për gjetjen e saj. /Lajmi.net/