Raportohet zhdukja e dy personave në Fushë-Kosovë
Një vajzë dhe një djalë janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Fushë-Kosovë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë, një person raportoi se vajza e kunatit është zhdukur nga dita e premte. “Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 26.12.2025 – 22:00.Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit…
Lajme
Një vajzë dhe një djalë janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë, një person raportoi se vajza e kunatit është zhdukur nga dita e premte.
“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 26.12.2025 – 22:00.Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, një person raportoi se djali i tij i mitur është zhduku nga e shtuna.
“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë 27.12.2025 – 12:00. Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton Policia.