Raportohet se VV ka filluar të mbledh nënshkrime për seancë të re, Kurti dje zgjedhjet i pa si punë të kryer

Në media është duke u raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re për formimin e qeverisë. Sipas raportimit të e RTV21, nga LVV kanë bërë me dije se deputetët e këtij subjekti politik synojnë që t’i mbledhin 40 nënshkrime që janë të domosdoshme për thirrjen e seancës…

Lajme

28/10/2025 13:55

Në media është duke u raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës së re për formimin e qeverisë.

Sipas raportimit të e RTV21, nga LVV kanë bërë me dije se deputetët e këtij subjekti politik synojnë që t’i mbledhin 40 nënshkrime që janë të domosdoshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re. Po ashtu, të njëjta burime i kanë thënë këtij televizioni se kjo nuk do të thotë se LVV-ja do të dërgojë një kandidat tjetër tek presidentja Osmani për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re.

Ndryshe, në konferencën e djeshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shprehej se zgjedhjet janë të pashmangshme