Raportohet se punëtoret teknike të Kuvendit, pas 3 muajsh grevë, zëvendësohen pa paralajmërim
Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga 250 euro në 550 euro. Por, sot pas tre muajsh greve, punëtoret teknike janë zëvendësuar me punëtore të reja, e kjo pa paralajmërim. Grevistet nuk janë lejuar as të hyjnë brenda kuvendit në…
Lajme
Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga 250 euro në 550 euro.
Por, sot pas tre muajsh greve, punëtoret teknike janë zëvendësuar me punëtore të reja, e kjo pa paralajmërim.
Grevistet nuk janë lejuar as të hyjnë brenda kuvendit në mëngjes, por nënkryetarja Saranda Bogujevci ua hapi derën duke i ftuar brenda në takim.
Ndërsa, të enjten e 14 nëntorit, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli në emisionin “Debat Plus”, lidhur me grevën e punëtoreve teknike ka thënë se prej disa javësh këto gra po keqpërdoren.