Raportohet se një punëtor ka humbur jetën në Prishtinë pasi e zuri betoni – një tjetër ndodhet në gjendje kritike
Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës. “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën e ka zënë betoni dhe ekipi i emergjencës e ka konstatuar vdekjen në vendngjarje. Ndërkaq, një tjetër punëtor është lënduar rëndë, mirëpo ende ka shenja jete.