Raportohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk doli më – Policia dhe ekipet emergjente në vendngjarje
Një person raportohet se ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk ka dal më. Siç është raportuar në media, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit. Pas raportimit për personin e zhdukur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore,…
Lajme
Një person raportohet se ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe nuk ka dal më.
Siç është raportuar në media, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit.
Pas raportimit për personin e zhdukur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe personat përgjegjës për ndërhyrje në raste të tilla.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në Polici, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/