Raportohet se një i ri nga Malisheva humbi jetën në Itali, dyshohet se u mbyt në lum
Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën. Sipas informacionit të deritanishëm, bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinovi të Italisë. Ngjarja ka tronditur familjen, miqtë dhe…
Lajme
Një ngjarje tragjike është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën.
Sipas informacionit të deritanishëm, bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lum në Orzinovi të Italisë.
Ngjarja ka tronditur familjen, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit, të cilëve u shprehen ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Autoritetet lokale në Itali pritet të sqarojnë më shumë rreth rrethanave të rastit, ndërsa familja është njoftuar për tragjedinë. /Klina info