Raportohet se këta janë dy të dyshuarit që e rrahën brutalisht 15-vjeçarin dje në Prishtinë

Konflikti verbal i nisur mes disa të rinjve, të dielën në mbrëmje te pompa Kastrati në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, përfundoi me përleshje brutale. Dy persona po dyshohen se e rrahën keq një tjetër, për motive akoma të panjohura. Policia ka nisur hetimet dhe rasti është konfirmuar. Ndaj dy të dyshuarve, Prokurori i Shtetit…

Lajme

25/02/2025 08:46

Konflikti verbal i nisur mes disa të rinjve, të dielën në mbrëmje te pompa Kastrati në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, përfundoi me përleshje brutale. Dy persona po dyshohen se e rrahën keq një tjetër, për motive akoma të panjohura. Policia ka nisur hetimet dhe rasti është konfirmuar.

Ndaj dy të dyshuarve, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhrin për masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar se dy të rinjtë që u përfshinë në këtë rast janë Albert Mehani dhe Yll Berisha, të dy rreth 18-vjeçarë.

Bazuar në informacionet e para, dy të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën, rreth 15-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa të dyshuarit nuk arritën të shpëtojnë nga prangat e Policisë pasi u kapën dhe u shoqëruan në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, hetimi ka nisur në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”