Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij. Shkëlzen Spahiu, familjar i Arbnorit, njoftoi përmes një postimi në Facebook se ai ka hyrë në territorin e Kosovës mbrëmjen e sotme, raporton lajmi.net “Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në…

Lajme

21/11/2025 22:53

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Shkëlzen Spahiu, familjar i Arbnorit, njoftoi përmes një postimi në Facebook se ai ka hyrë në territorin e Kosovës mbrëmjen e sotme, raporton lajmi.net

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, shkroi ai.

Arbnor Spahiu ishte arrestuar më 7 qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare, duke hyrë nga Hungaria drejt Serbisë. Fillimisht, gjykata serbe i kishte caktuar një muaj paraburgim, i cili më pas ishte zgjatur disa herë, ndërsa ndaj tij ishin ngritur akuza për vrasje të rëndë.

Autoritetet serbe e akuzonin Spahiun për përfshirje në rastin e Banjskës të vitit 2023, ku kishte mbetur i vrarë edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku./Lajmi.net/