Raportohet se gjinekologu i njohur Afrim Veliu u sulmua fizikisht, dëshmitari thotë se ishte i tëri me gjak
Një sulm i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Siç ka raportuar gazeta Sinjali, viktima e këtij sulmi ishte gjinekologu i njohur Afrim Veliu i moshës rreth 60 vjeçare. Bazuar në këto raportime , thuhet se Veliu është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.…

Lajme
Një sulm i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Siç ka raportuar gazeta Sinjali, viktima e këtij sulmi ishte gjinekologu i njohur Afrim Veliu i moshës rreth 60 vjeçare.
Bazuar në këto raportime , thuhet se Veliu është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.
“Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë“, ka rrëfyer për Sinjalin një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.
Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i paarsyeshëm, ndërsa autori ishte i veshur në të zeza, me trup i gjatë dhe është larguar pas sulmit me vrap.
Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe po pret një përgjigje për detaje rreth rasti.
Ne do t’iu mbajmë të informuar në lidhje me këtë rast.