Raportohet se është sulmuar me bombë shtëpia e ish-futbollistit kroat
Një person i panjohur rreth 50 minuta pas mesnate ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Hercegovacka’ në Zagreb, duke shkaktuar dëme materiale. Policia e Zagrebit thotë se nga incidenti nuk ka të lënduar dhe se hetimet policore janë duke vazhduar. E siç mësohet jozyrtarisht Jutarnji list, kjo është shtëpia…

Lajme
Një person i panjohur rreth 50 minuta pas mesnate ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në rrugën ‘Hercegovacka’ në Zagreb, duke shkaktuar dëme materiale.
Policia e Zagrebit thotë se nga incidenti nuk ka të lënduar dhe se hetimet policore janë duke vazhduar.
E siç mësohet jozyrtarisht Jutarnji list, kjo është shtëpia ku jeton ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit Andy Bara.
Nëse kamerat e vëzhgimit kanë mundur të regjistrojnë diçka, do të zbulohet nga hetimi, por nuk dihet nëse ai ka marrë ndonjë kërcënim apo paralajmërim./Lajmi.net/