Raportohet se është përfshirë nga zjarri hoteli i deputetit të VV-së, Halil Thaçi, policia flet për rastin
Një zjarr ka përfshirë sot një hotel në Obiliq në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar komune, Halil Thaçi. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë. Ai…
Lajme
Një zjarr ka përfshirë sot një hotel në Obiliq në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar komune, Halil Thaçi.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Ai tutje shtoi se Policia po merret me sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në këtë magjistrale. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen,” ka deklaruar Pllana./Lajmi.net/