Raportohet se është gjetur një trup i pajetë në Ulpianë të Prishtinës

Një person raportohet të jetë gjetur pa shenja jete në lagjen Ulpiana të Prishtinës, saktësisht tek vendi i njohur si “te fontana”. Si; ka raportuar Sinjali, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar…

Lajme

29/05/2025 08:40

Një person raportohet të jetë gjetur pa shenja jete në lagjen Ulpiana të Prishtinës, saktësisht tek vendi i njohur si “te fontana”.

Si; ka raportuar Sinjali, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete dhe me gjurmë gjaku, duke ngritur dyshime të forta për vetëvrasje.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje.

Lajmi.net do të iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.