Raportohet për të therur me thikë në qendër të Podujevës – policia rrethon vendin e ngjarjes

Një përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur në mes të disa të rinjve në qendër të Podujevës. Në këtë rast theksohet të ketë edhe persona të plagosur nga therja me thikë. Viktimat janë nisur me urgjencë për në Qendrën Emergjente të qytetit. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë…

Lajme

09/05/2025 14:20

Një përleshje fizike raportohet të ketë ndodhur në mes të disa të rinjve në qendër të Podujevës.

Në këtë rast theksohet të ketë edhe persona të plagosur nga therja me thikë.

Viktimat janë nisur me urgjencë për në Qendrën Emergjente të qytetit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë janë vendosur tek vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast nuk ka pasur ende ndonjë detaj shtesë nga policia./Lajmi.net/