Aksion në Ministri të Infrastrukturës, raportohet për tri zyrtare të arrestuara

Një aksion i gjerë policor në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale raportohet se është duke u realizuar në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, në këtë institucion janë arrestuar edhe tri zyrtare. Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë dhe Prokurorinë Speciale, por të njëjtit nuk janë deklaruar ende për këtë…

Lajme

12/06/2025 10:13

Një aksion i gjerë policor në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale raportohet se është duke u realizuar në Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, në këtë institucion janë arrestuar edhe tri zyrtare.

Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë dhe Prokurorinë Speciale, por të njëjtit nuk janë deklaruar ende për këtë aksion.

Ndryshe, gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia më 29 maj arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë.