Raportohet për dy të vrarë derisa Izraeli vazhdon bombardimet e forta në Liban
Të paktën dy persona janë raportuar të jenë vrarë pasi Izraeli kreu sulme në disa pjesë të Libanit gjatë natës, duke vazhduar bombardimet më të rënda të vendit në gati dy dekada. Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), thanë të enjten se u goditën rreth 200 objektiva të Hezbollahut gjatë natës në territorin libanez, duke…
Bota
Të paktën dy persona janë raportuar të jenë vrarë pasi Izraeli kreu sulme në disa pjesë të Libanit gjatë natës, duke vazhduar bombardimet më të rënda të vendit në gati dy dekada.
Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), thanë të enjten se u goditën rreth 200 objektiva të Hezbollahut gjatë natës në territorin libanez, duke përfshirë këtu vendet e infrastrukturës së grupit militant, objektet e ruajtjes së armëve dhe pikat e vëzhgimit në Libanin jugor.
IDF tha gjithashtu se forcat ajrore “goditën me saktësi” një ndërtesë komunale në Bind Jbeil, të Libanit jugor për të cilën u tha se militantët e Hezbollahut po vepronin dhe ku “sasi të mëdha të armëve të Hezbollahut” ishin ruajtur në atë ndërtesë.
Ai tha se vrau 15 luftëtarë të Hezbollahut, transmeton lajmi.net.
NNA shtetërore e Libanit po ashtu deklaroi se dy shtetas etiopianë u vranë në sulmet izraelite në rrethin bregdetar perëndimor të Tirit dhe se sipas informacione Bind JBeil ishte në shënjestër.
Më shumë se një duzinë sulmesh ajrore u raportuan po ashtu në periferitë jugore të Bejrutit, të cilat ishin në shënjestër të “agresionit ajror” dhe avionëve luftarakë armiqësor.
Ushtria izraelite ditëve të fundit ka bombarduar vazhdimisht periferitë jugore të kryeqytetit, një bastion i Hezbollahut./Lajmi.net/