Raportohet në polici se gjendet mi i ngordhur në produktet e “Apetit Group”, fillon inspektimi i fabrikës së mishit
Në produktet e mishit të kompanisë “Apetit Group”, saktësisht në suxhukun që prodhohet në fabrikat e mishit të kësaj kompanie, një qytetare është ankuar në polici se ka gjetur gjetur një “mi të ngordhur”. Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi i cili konfirmojë se së bashku…

Lajme
Në produktet e mishit të kompanisë “Apetit Group”, saktësisht në suxhukun që prodhohet në fabrikat e mishit të kësaj kompanie, një qytetare është ankuar në polici se ka gjetur gjetur një “mi të ngordhur”.
Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi i cili konfirmojë se së bashku me zyrtaret policor është bërë inspektimi i marketit dhe se ankuesja nuk ka ofruar kuponin fiskal të blerjes se argument kryesor.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me dt. 25.08.2024 nga zyrtaret stacionit policor Vushtrri, është informuar se është paraqitur një ankuese, e cila ka deklaruar se në produktin ushqimorë suxhuk, të blerë ne një market ne Vushtrri. Ka hasur ne një ‘’mi’’ ne produkt. Inspektorati veterinar menjëherë ka dal ne rast. Se pari, ne stacion te policisë, për të marrë shënimet me informatat mbi pretendimet e palës dhe se bashku me zyrtaret policor është bërë inspektimi i marketit, ku dyshohet se është blerë produkti ( gjithmonë bazuar në deklaratën e ankueses). Për shkak se ankuesja nuk ka ofruar kuponin fiskal të blerjes se argument kryesor, dhe e njëjta nuk ka specifikuar datën dhe kohen e blerjes se produktit” është shprehur zëdhënësi i AUV-it.
Tutje Thaçi ka theksuar se në një pjesë të ndarë të produktit në pamje vizuale është konstatuar se është një mi i ngordhur, teksa shton se ekipi inspektues menjëherë me prezencën e policisë ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për gjurmim të rastit.
“Vetë deklaracioni i produktit suxhuk ofruar si dëshmi nga ankuesja ka qen i dëmtuar dhe nuk ka pasur mundësi që të dihet data e paketimit, skadimit dhe numri i lotit të prodhimit ( informata këto shumë të çmuara për gjurmim të rastit), mirëpo është vërejtur qartë se produkt është prodhuar nga subjektit operatori ekonomik Apetit. Në një pjesë të ndarë të produktit në pamje vizuale është konstatuar se është një mi i ngordhur. Ekipi inspektues menjëherë me prezencën e policisë ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për gjurmim të rastit”.
Policia dhe Inspektorati i AUV-it kanë vazhduar kontrollin nëpër gjithë marketin, ku siç bëhet e ditur ka pasur edhe sasi të tjera të produkteve të cilat i kanë larguar nga tregu.
“Inspektorët në ekip të përbashkët me policinë kanë ushtruar kontroll të menjëhershme tek marketi, Proex SHPK ( Interex) Vushtrri. Ne ekspozim ne shitje është gjetur një sasi prej 25.14 kg suxhuk i përpunuar dhe paketuar nga subjekti Apetit me nr. lloti 216-1/254; dt. paketimi 09.08.2024 dhe skadence 23.09.2024. E njëjta menjëherë është larguar nga shitja. Në kontroll të depos se marketit është gjetur një sasi tjetër prej 280 kg. E cila ka qenë në depo të ruajtjes, me nr. lloti 233-1/24, dt. paketimi 21.08.2024 dhe skadimi 05.10.2024. Të njëjtat janë ndaluar për ekspozim dhe shitje deri ne kryerjen e gjurmimit të plotë ne lidhje me rastin . Nga subjekti Proex SHPK janë mbledhur si dëshmi të dhënat nga faturat e furnizimit me ketë produkt nga fabrika e përpunimit të mishit Apetit. Gjate periudhës nga data 16.08.2024 deri 25.08.2024 janë furnizuar dy here me ketë produkt ne sasi totale 250 kg”.
E me kontrolle të detajuar kanë vazhduar edhe në fabrikë të mishit ku siç thotë Thaçi nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të prezencës së minjve.
“Të nesërmen me datën 26.08.2024 e Hënë, Inspektorati Veterinar i AUV-së ka ushtruar kontroll të detajuar në Fabrikës e përpunimit të mishit, ne lidhje me gjetjen e dëshmive apo fakteve të cilat mund të japin argumente për të vërtetuar apo mbështetur dyshimin e ngritur. Sigurisht inspektorati sipas procedurës dhe akteve ligjore, gjithmonë bën konstatimin e gjendjes faktike gjatë inspektimit. Në kontroll fokusi qendrorë ka qen kontrolli i higjienës dhe masave mbrojtëse të vetë kontrollit nga operatori ekonomik ne lidhje me parandalimin e kontaminimit te produkteve sidomos me agjent fizik”.
“Subjekti ka prezantuar të dokumentuar planimetrinë e vendosjes së karremave parandalues për sa i përket masave mbrojtëses nga brejtëse, të vendosura jashtë objektit dhe brenda objektit nga ana e kontraktuesit qe kryen shërbimin e DDD-së . Ne kurthet e vendosur ne hapësirat e brendshme si masë e dyte ( linjë e dytë mbrojtëse) parandaluese nuk është vërejtur ndonjë mi i ngordhur. Po ashtu ne të gjitha hapësirat e fabrikës se inspektuar nuk vërejtur ndonjë gjurmë, mbetje të brejtëseve apo dëmtim (grisje) të ndonjë pakoje nga brejtësit. Është kontrolluar në detaje secila pajisje e linjës se prodhimit dhe hapësirat e ruajtjes se paketimeve. Në të dhënat e marrë nga pronari-menaxheri, nuk kanë të evidentuar ndonjë kthim mbi arsyen e gjetjes se ndonjë gjurme (agjenti të jashtëm fizik) në produkt”.
AUV-i ka bërë të ditur edhe se ka kërkuar “që dy lotët e produktit suxhuk të gjetura në marketin ku pretendon se ka blerë konsumatorja. Të tërhiqen nga tregu deri ne marrjen e vendimit përfundimtar pas hulumtimit të plotë”.
Gjithashtu, “janë marr edhe 12 mostra për testime mikrobiologjike dhe fiziko kimike, për konstatimit të gjendjes se sigurisë se produktit”.
“Inspektorati i AUV-së, duke u bazuar ne deklarimin e ankueses për dyshimin e ngritur, kane kërkuar qe dy lotët e produktit suxhuk të gjetura në marketin ku pretendon se ka blerë konsumatorja. Të tërhiqen nga tregu deri ne marrjen e vendimit përfundimtar pas hulumtimit të plotë. Po ashtu janë marr edhe 12 mostra për testime mikrobiologjike dhe fiziko kimike, për konstatimit të gjendjes se sigurisë se produktit, se a është brenda parametrave të sigurisë konfirmitetit bazuar në legjislacionin ne fuqi .
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga mandati i saj ligjorë ka ndërmarrë të gjitha veprimet sipas procedurës dhe ligjit (hulumtim dhe përshkrim i gjendjes faktike në të gjitha hallkat e zgjirit ushqimorë). Rasti është duke u trajtuar edhe nga policia ne bashkëpunim edhe me prokurorin e rastit. Mbi çfarëdo konstatimi final argumentues qe nxjerrët nga hetimi i rastit, AUV do të ndërmarr veprimet tjera sipas ligjit”./Lajmi.net/