Raportohen tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Një prej këtyre rasteve u raportua në Podujevë, ku viktima ishte femër. Të dyshuarit me këtë rast i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 82 fishekë. Po ashtu një rast tjetër i dhunës në…
Lajme
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Një prej këtyre rasteve u raportua në Podujevë, ku viktima ishte femër.
Të dyshuarit me këtë rast i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 82 fishekë.
Po ashtu një rast tjetër i dhunës në familje ishte në Shtime, ku i dyshuari mashkull është arrestuar pasi që përdori dhunë fizike ndaj viktimës femër, transmeton lajmi.net.
Rasti tjetër u raportua në Pejë, ku si pasojë e sulmit viktima pati lëndime të lehta trupore.
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë / 16.01.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 82 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Shtime / 18.01.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 19.01.2025-23:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/