Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Raporti që po trondit SHBA-të, 97 mijë fëmijë të infektuar me COVID-19 në dy javë

7:44 | 11 Gusht 2020

Dy javët e fundit të korrikut, të paktën në Shtetet e Bashkuara, duket sikur po përmbysin të dhënat për infektimin e fëmijëve ndaj COVID-19.

Sipas një raporti të Akademisë së Pediatërve (American Academy of pediatrics ) dhe të Shoqatës të Spitaleve Pediatrikë, të paktën 97 mijë fëmijë janë infektuar në atë vend nga pandemia vetëm në dy javët e fundit të korrikut.

Duke marrë parasysh që numri total i fëmijëve të infektuar nuk kalon 339 mijë personat, i bie që në javët e fundit ka patur një rritje pothuajse me një të katërtën. Shtetet amerikane më të goditura duken ato jugore dhe të perëndimit, ku regjistrohen 7 raste në 10 .

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 5 milionë e 200 mijë të infektuarit totalë, si dhe 162 mijë viktimat, duke qenë vendi më i goditur në botë nga bilanci i koronavirusit.