Raporti i KQZ-së: AAK-ja për 3 muajt e fundit shpenzoi mbi 40 mijë euro
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e përgjithshme të tremujorin e tretë të vitit 2025, që përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator. Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar se në këtë tremujorësh ka shpenzuar 40 mijë e 765 euro, shkruan lajmi.net. Shuma më e madhe, nga AAK-ja, ka shkuar për “shpenzimet…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e përgjithshme të tremujorin e tretë të vitit 2025, që përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator.
Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar se në këtë tremujorësh ka shpenzuar 40 mijë e 765 euro, shkruan lajmi.net.
Shuma më e madhe, nga AAK-ja, ka shkuar për “shpenzimet pa kategori”, ku për tre muaj kap shumën e mbi 31 mijë eurove, ndërkaq vetëm për paga janë shpenzuar për tre muaj 6 mijë e 869 euro.
Po ashtu për “shpenzimet komunale”, janë menduar plotë 1 mijë e 378 euro, ndërsa për “mirëmbajtje dhe riparime të tjera” 590 euro.
Pra gjatë këtyre muajve del se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paraqitur shpenzimet më të ulëta krahasuar me partitë tjera parlamentare. /Lajmi.net/