Raporti i Borrellit, Stano i reagon Bislimit : S’na duhet dikush që të spekulojë për përmbajtjen

Pas deklaratave të së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili javën e kaluar ka thënë se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”, ka reaguar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Ai ka deklaruar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar Përfaqësuesit të…

Lajme

17/06/2024 14:07

Pas deklaratave të së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili javën e kaluar ka thënë se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”, ka reaguar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka deklaruar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së, por që shtoi se s’është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit.

“Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

Më tej ai ka sqaruar se Borrell do të dërgohet fillimisht tek vendet anëtare, të cilat do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen e tij, para se të marrin vendimet e nevojshme.

“Kjo është diçka institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Kështu që nuk na duhet dikush nga jashtë që të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret. Do të bëhet në kohën e përshtatshëm për Përfaqësuesin e Lartë dhe vendet anëtare, që do të jenë të parat që do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen, para se të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Nuk ka hapësirë dhe arsye për spekulime publike nga akterë të ndryshëm”, ka deklaruar Stano.