Raporti i BE për ekonominë: Korrupsioni, pengesë për Shqipërinë

Bashkimi Europian ka publikuar raportin mbi ecurinë ekonomike të Shqipërisë.

Lajme

23/05/2017 17:13

Në raportohet vlerësohet se informaliteti dhe korrupsioni si pengesa strukturore dhe rekomandohet që Shqipëria duhet të vazhdojë rregullimet fiskale. Gjithashtu, Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara nga BE.

Pozitivisht, vlerësohet se vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik, përmirësim që pritet të vazhdojë gjatë 2017-2019.

Planet fiskale për 3 vitet që vijnë pritet të jenë të moderuara, këshillohet gjithashtu në raport.

Vlerësohet se konsolidimi fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit dhe ka pasur përmirësime me sistemin e lejeve elektronike të ndërtimit.