Rangnick kthehet në planet e Milan

Ralf Rangnick duket se është kthyer përsëri në pjesën e planeve kryesore të Milan.

Sport

05/04/2020 11:46

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Milan janë të vendosur për të afruar Rangnick në ‘San Siro’, transmeton lajmi.net.

Bisedimet mes Milan dhe ish trajnerit të Leipzig kishin ngecur, pasi Luciano Spalletti shihej si favoriti për të zëvendësuar Stefano Piolin.

Por, raportimet e fundit bëjnë të ditur se Rangnick është përsëri në interesin e ‘Rosoneri’.

Rangnick, nëse merr drejtimin e Milan, do të ketë fuqi të plotë ekzekutive. /Lajmi.net/