Rangnick e dëshiron Wernerin te Milan

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, do të bëhej shënjestra kryesore e Milanit të stërvitur nga Ralf Rangnick, pretendojnë mediet në Itali.

Sport

07/04/2020 18:14

Thashethemet vazhdojnë se Rangnick është zgjedhur për të marrë drejtimin e Milan për sezonin e ardhshëm, jo vetëm si trajner, por do të keq edhe fuqinë në tregun e transferimeve si drejtor sportiv.

Sipas Sport Mediaset, lëvizja e parë e tij do të ishte transferimi i Werner nga RB Leipzig, përcjell lajmi.net.

Ishte pikërisht Rangnick që zgjodhi të nënshkruante me Werner në vitin 2016, kur e solli lojtarin te RB Leipzig nga Stuttgart.

Lojtari që së fundi ka mbushur 24 vjeç, ka shënuar 27 gola në 36 ndeshje këtë sezon, së bashku me 12 asistime.

Werner gjithashtu ka shënuar 11 gola në 29 ndeshje për Gjermaninë./Lajmi.net/