Ramush Haradinaj uron besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim te familjet shqiptare, transmeton lajmi.net “Në prag të festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame…

Lajme

29/03/2025 21:51

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë nesër festojnë festën e Fitër Bajramit.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim te familjet shqiptare, transmeton lajmi.net

“Në prag të festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që ndodhen! Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Lajmi.net/