Ramush Haradinaj së bashku me Nexhmi Rexhepin dhe Shaip Kamberin vizitojnë ambasadën e Kosovës në Uashington
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mirëpritur në ambientet e Ambasadës në Uashington, D.C., disa figura të rëndësishme të jetës institucionale dhe politike nga Kosova, të cilat po qëndrojnë në SHBA në kuadër të aktiviteteve zyrtare. Në mesin e të ftuarve ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së…
Lajme
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mirëpritur në ambientet e Ambasadës në Uashington, D.C., disa figura të rëndësishme të jetës institucionale dhe politike nga Kosova, të cilat po qëndrojnë në SHBA në kuadër të aktiviteteve zyrtare.
Në mesin e të ftuarve ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Njoftimi i plotë:
Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të mirëpresë në Ambasadë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe deputetin Shaip Kamberi, të cilët ndodhen në Uashington, D.C., për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.