Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin dhe luftëtarët e rënë të Anadrinisë

Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin Agron Rrahmani në përvjetorin e rënies së tij heroike, duke e cilësuar simbol të sakrificës dhe atdhedashurisë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Agron Rrahmani ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e popullit për kontributin në luftën çlirimtare. “Më 12 maj 1998, pushkët…

Lajme

12/05/2026 09:32

Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin Agron Rrahmani në përvjetorin e rënies së tij heroike, duke e cilësuar simbol të sakrificës dhe atdhedashurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Agron Rrahmani ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e popullit për kontributin në luftën çlirimtare.

“Më 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin dhe Malësi të Vogël shënuan një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksoi se 12 Maji shënohet si Dita e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, duke kujtuar edhe dëshmorët Milaim Krasniqi, Elmi Morina dhe Bedrush Gashi.

“Atë ditë ranë heroikisht Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor edhe një nga luftëtarët më të dalluar të Anadrinisë, Bedrush Gashi”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/