Ramush Haradinaj me fjalë lavdëruese për policët e Kosovës: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, AAK-Nisma dhe partnerët, Ramush Haradinaj i është drejtuar me fjalë lavdëruese policëve të Kosovës. Haradinaj u premtoi policëve përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe i falenderoi ata për përkushtimin që kanë në ruajtjen e sigurisë në vend, transmeton lajmi.net. “E ndjej në zemër dhe shpirt, atë…

Lajme

07/02/2025 14:53

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, AAK-Nisma dhe partnerët, Ramush Haradinaj i është drejtuar me fjalë lavdëruese policëve të Kosovës.

Haradinaj u premtoi policëve përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe i falenderoi ata për përkushtimin që kanë në ruajtjen e sigurisë në vend, transmeton lajmi.net.

“E ndjej në zemër dhe shpirt, atë që e përjetoni çdo ditë,” shkruan ish-kryeministri Haradinaj, duke theksuar sakrificën e përditshme të policëve për sigurinë e qytetarëve. Ai veçanërisht përmend sfidat e turneve të natës dhe kushtet e vështira të punës që përballojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme, Haradinaj u bën thirrje policëve të përdorin instrumentin demokratik për të sjellë ndryshimin e nevojshëm.

“Populli është gjithmonë me ju, sepse ju i shërbeni vetëm popullit”, përfundon ai.