Ramush Haradinaj liron nga detyra Sylejman Selimin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin.

Lajme
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj ka thënë se e ka liruar Selimin me kërkesën e këtij të fundit
“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se emërimi i ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimit, si këshilltar i Haradinajt, pati ngjallur reagime të shumta.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pati reaguar pas konfirmimit se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ishte emëruar si këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Kosnett kishte thënë se të dënuarit për krime lufte, nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.
“Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, pati shkruar Kosnett. /Lajmi.net/