Ramsey s’shënon, por “vdes” ëndrra e Rangers për Europa League – Eintrach Frankfurt, kampion i ri i kompeticionit

Ka përfunduar “drama” në mes të Eintrach Frankfurt dhe Rangers në kuadër të finales së Europa League.

Sport

18/05/2022 23:59

Gjermanët triumfuan 5-4 përmes penalltive, transmeton lajmi.net.

Frankfurti ishin të gjithë të saktë, ndërsa te Rangers dështoi ai që pritej më së paku, Aaron Ramsey.

Vdekja e figurave të famshme pas çdo shënimit të tij ishte një ters që e ndoqi gjatë, por sonte vdiqën ëndrrat e skuadrës skoceze pikërisht nga mosshënimi i tij nga pika e bardhë.

Në kohën e rregullt të dyja skuadrat shënuan nga një herë me Aribon dhe Borre. /Lajmi.net/